Informacione për hyrje me IRC-Client
siq është mIRC
Në rastin që përdorni ndonjë IRC-Client siq është mIRC për hyrje në
ALBAWEBCHAT.com mës irc.albaservers.net informacionet që nevojiten janë këto:
Serverat me të cilin duhet të lidheni është:
/server
irc.albaservers.eu
/server
irc.albaservers.net
/server irc.albaservers.de
/server
irc.albaservers.org
Kanali kryesorë është #AlbaWebChat
Në mIRC mund të përdorni këtë
komandë për hyrje:
/join #AlbaWebChat
Instalimi i programit
mIRC.
mIRC është një program anglez, i cili momentalisht ka përkthime ne gjuhen Shqipe ( AS-OP Script ). Por nuk është e komplikuar për ta përdorur atë, edhe pse ndoshta nuk e dini gjuhen angleze. Shumica e sustave, e funksionave dhe e udhëzimeve edhepse në gjuhen angleze, janë të thjeshta dhe nuk janë të vështira. Instalimi i mIRC`it është vështirsia më e parë ndoshta edhe e fundit. Ky tekst (dhe përkthimet e mëposhtme) ju ndihmon që ju pa probleme ta instaloni mIRC`in.
mIRC
Script
- RISI: » AS-OP S©®|pT
« 100 % Shqip ! download...

Çka është IRC?
IRC (Internet Relay Chat) është një takim virtual, ku gjithë njerzit e botës
takohen dhe flasin së bashku, ose më mirë të themi komunikojn përmes shkrimit.
Si pjesëmarrës startoni thjeshtë vetëm mIRC`in, një program i vogel I cili lidhë
kompjuterin tuaj me një rrjetë (server) të IRC`it.Të gjitha rrjetat janë të
lidhura së bashku dhe kështu ndërrojnë lajmet prej një pjesëmarrsi në
pjesëmarrsin tjetër. Me mIRC`in është e mundur që ju në një diskusion të mijave
“chanelave” më qindra të rrjetave të IRC të komunikoni, poashtu mundeni që
privat të komunikoni me shokët apo me pjestarët e familjes kudo që janë. Të
gjitha këto gjëra interesante, ide dhe tema mund ti gjeni në IRC.
Çka është mIRC?
Për të marrë pjesë në ndonjë rrjetë të IRC`it duheni që ta keni një program
siç është mIRC`I, një klient i IRC`it i cili është falas (shareware), ky është i
shkruar nga Khaled Mardam-Bey. mIRC është një klient I IRC`it I cili ka shumë
opcione të ndryshme. Ju mundeni që mIRC`in ta marrni në këtë adres: http://www.mirc.com
siç thamë më parë ky klient është falas. Në këtë tekst do të mundohemi që t`ju
spjegojm se si instalohet mIRC`I dhe disa ndihma tjera në përdorimin e mIRC`it.
Si mundeni të marrni pjesë në IRC
Pa gajle, ne do t`ju tregojm se si e marrni programin, se si e instaloni dhe
poashtu do t`ju ndihmojm në setup të mIRC`it. Në qoft se deri këtu keni arritur,
me siguri se lehtë edhe mIRC`in do ta marrni dhe do ta instaloni në kompjuterin
tuaj, në qoft se sot jo, atëhere nesra. Lexoni më posht dhe përcjellni të
dhënat…!
Në qoft se për të parën here nuk e kuptoni këtë tekst atëhere
lexoni edhe një herë këtë pjesë ose vazhdoni me kapitujt tjera (shqiptari me
siguri e kupton për të parën here). Ju e shohni se shumë thjeshtë është
përdorimi i mIRC`it. Si lektyre këshillojm që ta lexoni hyrjen në IRC të cilën e
gjeni në: http://www.mirc.com/ircintro.html (anglisht). Duhet ta
dini se ndihmë dhe informacione keni gjithëhere, por duheni vetëm ti lexoni.
Si e merrni mIRC`in?
mIRC`in mundeni si një “file” të zipuar ta marrni nga interneti dhe në
kompjuterin tuaj ta instaloni, ashtu si programet tjera. Së pari duheni ta dini
se cilin version të mIRC`it ju duhet. mIRC ka në version 16 Bit dhe 32 Bit.
Versioni 16 Bit ju duhet në qoft se e keni ndonjë sistem të vjetër si: Windows
3.1 pse Windows 3.11. Kurse versioni 32 Bit ju duhet në qoft se keni: Windows95,
Windows98, Windows2000 apo NT. Me siguri se tani e dini se cili version ju
duhet...! Fajli i instalimit të versionit 16 Bit quhet mircxxs.exe, ku “s”
simbolizon numrin 16 (angl. Sixteen) Bit. Në qoftë se doni ta marrni versionin
32 Bit atëhere quhet fajli instalues mircxxt.exe, ku “t” simbolizon numrin 32
(angl. thirty-two) Bit. Pra tani e dini se cili versioni i mIRC`it ju duhet, dhe
tani jeni të gatshëm ta marrni (download) nga interneti. Startoni browserin e
internetit dhe shkruani këtë adres: http://www.mirc.com ose një nga shumë mirrorat tjerw.
Aty mund ta gjeni një nyje (angl. link) e cila ju drejton në “download” faqën.
Te kjo faqë gjeni një listë të madhe të adresave. Nuk luan rrol se cilën nyje e
klikoni, të gjitha janë të njejta por siç e dimë e marrim një nyje që është më
afër vendit tuaj dhe kështu mundemi ta marrni sa më shpejt. Këtë fajl futeni në
kompjuterin tuaj aty ku mundeni ma lehtë ta gjeni. Keni pak durim, sepse vonohet
disa minuta deri sa ta marrni këtë.
Çka duhet të bëni tani? Vijon instalimi…!
Pra pasi keni marrë mIRC`in në kompjuterin tuaj, jeni tani të gatshëm që ta
instaloni mIRC`in. Klikoni dyherë në fajlin të cilën pak më parë e morët! Dhe
kështu filloi instalimi. Programi ju lutet që ti lexoni licensimin dhe ju pyet
në cilen pjesë doni ta instaloni. Zakonisht instalohet në c:\mirc\. Natyrisht se
mundeni ta marrni një pjesë tjetër si psh: c\programe\mirc. Klikoni disa herë në
OK dhe pastaj në install. Tani keni kryer punën. Pjesën tjetër për juve e kryen
programi instalues!
Si startoni për të parën herë mIRC`in
MIRC`i është instaluar në kompjuterin tuaj dhe tani mundeni ta startoni. Para
se ti lexoni këshillat tjera shikoni që kompjuteri juaj të jetë i lidhur me
internet pra online. Lidhu me internet si herave tjera si psh. kur startoni
browserin! Gjeni tani iconën e mIRC`it e cila gjendet në desktop apo në start
menu. Klikoni thjesht në këtë icon për të startuar!
Në qoft se startoni
mIRC`in për të parën herë, shohni menu me opcione. Ju duhet ti plostoni këto për
të filluar me komunikimin “chat`in” Në fillim është për ju vetëm susta “conect”
e rëndësishme. Harroni njëherë të gjitha opcionet tjera. Plotsoni këto me emrin
tuaj, me e-mail`in, me nikun dhe një alternativ tjetër:
Full name:
emri juaj i vërtet (psh. Shaban Arusha)
E-mail address: e-maili i juaj (psh.
Arusha@albaservers.net)
Nickname: emri juaj i thjeshtë (ang. Nick), me të
cilin dalni në IRC. Ky mundet të ketë 1 deri 9 shkronja (psh. Kreet)
Alternative: në qoft se emri juaj i shkurtë (ang. Nick) nuk është i lirë,
atëherë merret alternativa, ose ju lyp një emër tjetër (psh. Kreet2)
Në qoft
se doni, mundeni një server tjetër ta bëni standard ta ndërroni atë që është
Random US DALnet Server. Provone irc.albaservers.net ! Natyrisht nuk është
patjetër që t`ja japni emrin dhe mailin e juaj të vërtet, në qoft se doni të
jeni anonim. Mundeni të klikoni te “Invisible mode” dhe kështu aktivoni që të
jeni anonim. Në qoft se i keni mbushur këto rreshta atëherë klikoni te “Connect
to Server” për të startuar direkt me IRC`in. MIRËSEVINI NE ALBAWEBCHAT !
Është një gjë e mirë që
herave tjera, nuk ka nevojë për ti mbushur këto rreshta.
Çka ndodhë tani?
Merrni pak kohë dhe shikoni njëherë…. Në këtë moment ndodhin disa
gjëra…mIRC`i është lidhur me irc.albaservers.net (apo me një tjetër të cilën
ju e keni zgjedhur). Ky server ju dërgon disa informacione lidhur me statutin e
systemit. Këto i gjeni në dritaren e “Status”-it. Poashtu hapet një dritare e
vogel ku i shohni disa IRC “dhoma” (angl. Channels). Lexoni një herë këto emra
të “channel”-ave, këto janë “channel”-at më të popullarizuara botëror Shqiptare
të IRC`it. Në qoft se doni ta provoni një nga ata vetëm klikoni dy herë në këtë
listë! Dhe shpejt do të hapet ky “channel” -> #AlbaWebChat.
Në qoftë se hyni në
ndonjë “channel” do të hapet një dritare. Në pjesën e djathtë të kësaj dritare
shohni emrat e shkurta “Nicknames” të cilët gjenden momentalisht aty. Në pjesën
e majtë shohni shkrimet të cilat janë shtypur. Këtu pra bëhet komunikimi.
Provoni ti thoni dikujt “tung”. Shkruni thjesht vetëm “tung” apo “hallo” në
pjesën e poshtme të dritares. Çaste të këndshme dhe: filloni! Në qoftë se doni
të dalni nga ky “channel” atëherë klikoni vetëm dy herë në anën e majtë aty lart
të dritarja e “channel”-it.
Hej, kjo qenka argëtuese!
Po sigurisht! Pra si e patë edhe vetë është thjeshtë të hyni në rrjetën e
IRC`it. Tani këtu ka shumë gjera të cilat mundeni ti provoni! Ju shikuat vetëm
një listë të vogel të IRC “channel”-ave. Ka shumë “channel”-a tjerë me tema
tjera dhe me njerëz tjerë. Në qoft se e japni urdhërin /list, i shohni të gjitha
“channel”-at të cilat gjenden aty në atë rrjetë.
Udhëzim: Në menu
“Commands” në pjesën e lartë të programit gjeni të gjitha udhëzimet e mIRC`it.
Kjo mundet të jetë praktike për ju në qoft se nuk e dini se si duket një
udhëzim.
Për t`u lidhur me ndonjë rrjetë tjetër të IRC`it klikoni
thjeshtë mbi File/Options/Connect dhe zgjidhne një rrjetë tjetër të IRC`it. Me
“Connect to Server” lidheni si më parë te ky rrjet.
Rruga kryesore: irc.albaservers.net
Në qoftë se doni të komunikoni me shokët apo shoqet atëherë shikoni që të
jeni të gjithë në të njejtin rrjetë (irc.albaservers.net). Në qoft se dini edhe
“channel”-in (#AlbaWebChat) atëherë do ta
takoni thjesht aty. Në qoftë se nuk e dini se në cilën rrjetë është shoku apo
shoqja, kjo është si kur ta kërkoni rrugën kryesore, dhe nuk e dini se në cilin
qytet.
Pas instalimit të mIRC`it komunikoni dhe praksën do ta marrni sa
më shumë që ta përdorni këtë. Si fillestar kjo ju duket pak si e komplikuar por
me pak ushtrime do ta mësoni dhe do tju duket e lehtë. Dhe në qoftë se ju duhet
ndihmë në rrjetën e IRC`it me siguri do të gjeni persona miqësor të cilët mund
t`ju ndihmojn. Paraqite pyetjen tënde në një nga shumë “channel”-at
Në
qoftë se doni të ndërpreni lidhjen me rrjetin e IRC`it, atëherë klikoni në
pjesën e majtë lartë në sustë. Kjo ka formë lidhje,që ndërprehet. Në qoft se
afroni miun afër kësaj suste shohni “Disconnect from IRC Server”. Para se të
klikoni aty është mirë që ti provoni edhe sustat tjera të cilat ndoshta më voni
do t`ju nevojiten. Ju nuk mundeni asgjë të prishni apo të shlyeni. Provoni
thjesht njëherë të gjitha këto…!
Shikoni rastësisht te ndihma, në qoftë
se kuptoni gjuhën angleze. mIRC`i vjen me dy fajla ndihmëse: një për programin
mIRC dhe tjetrin për IRC`in. Ky i fundit është shumë i interesant dhe tregon
shumë gjëra për IRC`in dhe gjëra tjera të cilat do ti hasni më vonë të ndonjë
pjesëmarrës.
Çdo të mirë dhe argëtim të këndshëëëëëëëëëëëm me
mIRC`in apo » AS-OP S©®|pT « 100 %
Shqip !


