AlbaWebChat

             www.AlbaWebChat.com - Chati i Komunitetit Shqiptarë
.  
Mirë se vini në AlbaWebChat

 The Albanian Chat Community - Die Albanische Chat Community


NEWS: Albanian Chat room online... www.albaservers.net
AlbaWebChat: Alba | Chat | Web | Shqip | Albania | Kosova | Ilirida | Cameria |
 AS- Network dedicated to providing you with the best IRC network service.
AlbaServers |


Rregullorja / Chatiqueta 

Chatiqueta, Rregullorja në AlbaWebChat.com

"Chatiqueta" është etiketë e të gjithë chatistve (biseduesve) në internet nga e tërë bota. Ajo përmban informacione se si duhet të sillemi dhe se çka mund të presim nga bashkëbiseduesit e tjerë në chat...

1. Parasëgjithash duhet të tregoni respekt ndaj bashkëbiseduesve të tjerë në chat. Nëse dikush nuk ju respekton, apo edhe ju injoron ju preferojmë që me të tillët të mos diskutoni fare, aq më tepër mos u shërbeni me fjalë fyese me të cilat do mund t'i bezdisni edhe bashkëbiseduesit e tjerë.

2. Kur dëshironi të bisedoni me një përson, të njejtit drejtuhuni direkt. Lajmërimet që nuk i adresohen përsonalisht askujt, nuk është e thëne doemos të përgjigjen, ndërsa po që se ju doni të ju drejtoheni dikujtë, atëherë ata në shumicën e rasteve ju përgjigjen (Vetëm po që se ka ndonjë arsye për të mos e bër këtë).

3. Kur të bisedoni me tjerë bëni këtë me mirësjellje. Pa ofendime dhe provokime!!!

4. Nëse keni ndonjë pyetje atëherë pyetni, por pa fyerje... shumica edhe do të përgjigjën, e nese pyetja juaj është private/personale, ata do të tregojnë këtë në mënyrë shoqërore. Pyetjet janë një rrugë e mirë për të filluar/hapur një bisedë; shumica edhe ju ndihmojnë të rinjëve më dëshirë!

5. Po qëse dikush hynë dhe që në fillim fillon të fyej, injorimi është zgjidhja më e mirë, mirëpo po që së shqetësoheni dhe tregoheni të mospërmbajtur publikisht ndaj të pandërgjëshmive kjo edhe ashtu do t'i godet ata, dhe të tillët shpejtë mërziten dhe shumë shpejtë largohen... Por nëse ai person të pengon së tepermi atherë kontakto ndonjërin prej operatorëve ose shkruaj një e-mail admistratorit të chatit e ai do ti ndërramarrë masat e duhura.

6. Bëni gjithmonë një bisedë normale. Të ndaluara janë sidomos fjalët ofenduese si dhe përdorimi i shenjave të jozakonshme (siq janë *,^,_,....) dhe zgjatja e fjalëve (psh. aaaaaaaaaaa..........) me pika, vizatime dhe shenjat që nuk nevojiten në bisedën me të tjerët. Duhet të keni mirëkuptim pasi që gjenden mbi 400 persona në chat dhe të gjithë dëshirojnë të shkruajnë dhe të kuptojnë bisedën që bëhet.

7. Nickname ( Pseudonimi ) që zgjedhni për paraqitjen në Chat mos të jetë ofendues/fyes dhe mos të provokojë të tjerët. Këtu duhet të keni parasysh që ka edhe pjesmarrës familjar dhe në moshë të re.

8. Ndalohet poashtu përdorimi i BOLD (me shkronja te zeza) dhe CAPS (shkronja të MËDHA). Poashtu dhe shkrimi i nënvizuar ( Underlined )! Me këtë numër të madh vizitorësh këto nuk mund të tolerohen. Ju lusim për mirëkuptim.
Përveq këtyre mos të përdoren "control commands" në kanal, si psh. [FINGER], [PING] !

9. Ju lutemi mos përdorni fjalë politike si psh. UÇK, Rugova, Thaqi, LDK, PDK. Eksperienca tregon që këto shpeshherë shkaktojnë grindje mes vizitorëve të cilat përfundojnë në fyerje dhe kërcënime!!!

10. Mos u mashtroni të besoni se jeni të mbështjellur me anonimitet të skajshëm, sepse çdo Chat-Server ka mundësi posedimi të IP- adresave tuaja dhe shumica i ruajnë vizitorët në një File. IP-adresa juaj tregon Providerin ku ju jeni të regjistruar, gjë që aty i keni të shënuara të gjitha të dhënat tuaja personale...

11. Përveq gjuhës shqipe janë të lejuara edhe gjuhët e huaja gjermane dhe anglishtja. Ju lusim për mirëkuptim nëse për shkak të moderimit nuk mund të tolerohen gjithëherë gjuhët tjera.

12. Poashtu ndalohet rrepsisht reklamimi i tjerë serverave apo websites dhe keqpërdorimi me clones, flood dhe sulmeve tjera!!!

 

                                                                                            Kreu

  Info AlbaWebChat


AlbaWebChat - Chati i Komunitetit Shqiptare


 
 
The Albanian Chat Community - Die Albanische Chat Community

IP

                                        IP-ADRESA E JUAJ