


AlbaWebChat Në çdo kohë dhe nga çdo vend Alba Web Chat është qendra e takimeve me shokë, shoqe, te panjohur, etj. Ketu gjindet qyteti shqiptar në internet.
Partner
Albanian
Servers Network Group.


Adresat
e Serverave tanë
ne rrjet...



AS
Network
Ju njoftojmë se më ne fund kemi arritur të
realizojme
rrjetin e parë kombëtar shqiptar ne IRC.
Që është një
rrjet profesional dhe shumë komod për vizitorët tanë.
Në rastin që përdorni ndonjë IRC-Client siq është mIRC për
hyrje në ALBAWEBCHAT.com mës irc.albaservers.net informacionet që
nevojiten janë këto:
Serverat me të cilin
duhet të lidheni është:
/server
irc.albaservers.eu
/server
irc.albaservers.net
/server irc.albaservers.de
Kanali
kryesorë është #AlbaWebChat
Në mIRC mund të përdorni këtë
komandë për hyrje:
/join #AlbaWebChat
Instalimi
i programit mIRC.
mIRC është një program anglez, i cili momentalisht ka përkthime ne gjuhen Shqipe ( AS-OP Script ). Por nuk është e komplikuar për ta përdorur atë, edhe pse ndoshta nuk e dini gjuhen angleze. Shumica e sustave, e funksionave dhe e udhëzimeve edhepse në gjuhen angleze, janë të thjeshta dhe nuk janë të vështira. Instalimi i mIRC`it është vështirsia më e parë ndoshta edhe e fundit. Ky tekst (dhe përkthimet e mëposhtme) ju ndihmon që ju pa probleme ta instaloni mIRC`in.
mIRC Script
IRC (Internet Relay Chat)
është një takim virtual, ku gjithë njerzit e botës takohen dhe flasin
së bashku, ose më mirë të themi komunikojn përmes shkrimit. Si
pjesëmarrës startoni thjeshtë vetëm mIRC`in, një program i vogel I cili
lidhë kompjuterin tuaj me një rrjetë (server) të IRC`it.Të gjitha
rrjetat janë të lidhura së bashku dhe kështu ndërrojnë lajmet prej një
pjesëmarrsi në pjesëmarrsin tjetër. Me mIRC`in është e mundur që ju në
një diskusion të mijave “chanelave” më qindra të rrjetave të IRC të
komunikoni, poashtu mundeni që privat të komunikoni me shokët apo me
pjestarët e familjes kudo që janë. Të gjitha këto gjëra interesante,
ide dhe tema mund ti gjeni në IRC.
Për të marrë pjesë në ndonjë
rrjetë të IRC`it duheni që ta keni një program siç është mIRC`I, një
klient i IRC`it i cili është falas (shareware), ky është i shkruar nga
Khaled Mardam-Bey. mIRC është një klient I IRC`it I cili ka shumë
opcione të ndryshme. Ju mundeni që mIRC`in ta marrni në këtë adres: http://www.mirc.com
siç thamë më parë ky klient është falas. Në këtë tekst do të mundohemi
që t`ju spjegojm se si instalohet mIRC`I dhe disa ndihma tjera në
përdorimin e mIRC`it.
Pa gajle, ne do t`ju
tregojm se si e marrni programin, se si e instaloni dhe poashtu do t`ju
ndihmojm në setup të mIRC`it. Në qoft se deri këtu keni arritur, me
siguri se lehtë edhe mIRC`in do ta marrni dhe do ta instaloni në
kompjuterin tuaj, në qoft se sot jo, atëhere nesra. Lexoni më posht dhe
përcjellni të dhënat…!
Në qoft se për të parën
here nuk e kuptoni këtë tekst atëhere lexoni edhe një herë këtë pjesë
ose vazhdoni me kapitujt tjera (shqiptari me siguri e kupton për të
parën here). Ju e shohni se shumë thjeshtë është përdorimi i mIRC`it.
Si lektyre këshillojm që ta lexoni hyrjen në IRC të cilën e gjeni në: http://www.mirc.com/ircintro.html
(anglisht). Duhet ta dini se ndihmë dhe informacione keni gjithëhere,
por duheni vetëm ti lexoni.
mIRC`in mundeni si një
“file” të zipuar ta marrni nga interneti dhe në kompjuterin tuaj ta
instaloni, ashtu si programet tjera. Së pari duheni ta dini se cilin
version të mIRC`it ju duhet. mIRC ka në version 16 Bit dhe 32 Bit.
Versioni 16 Bit ju duhet në qoft se e keni ndonjë sistem të vjetër si:
Windows 3.1 pse Windows 3.11. Kurse versioni 32 Bit ju duhet në qoft se
keni: Windows95, Windows98, Windows2000 apo NT. Me siguri se tani e
dini se cili version ju duhet...! Fajli i instalimit të versionit 16
Bit quhet mircxxs.exe, ku “s” simbolizon numrin 16 (angl. Sixteen) Bit.
Në qoftë se doni ta marrni versionin 32 Bit atëhere quhet fajli
instalues mircxxt.exe, ku “t” simbolizon numrin 32 (angl. thirty-two)
Bit. Pra tani e dini se cili versioni i mIRC`it ju duhet, dhe tani jeni
të gatshëm ta marrni (download) nga interneti. Startoni browserin e
internetit dhe shkruani këtë adres: http://www.mirc.com
ose një nga shumë mirrorat tjerw. Aty mund ta gjeni një nyje (angl.
link) e cila ju drejton në “download” faqën. Te kjo faqë gjeni një
listë të madhe të adresave. Nuk luan rrol se cilën nyje e klikoni, të
gjitha janë të njejta por siç e dimë e marrim një nyje që është më afër
vendit tuaj dhe kështu mundemi ta marrni sa më shpejt. Këtë fajl futeni
në kompjuterin tuaj aty ku mundeni ma lehtë ta gjeni. Keni pak durim,
sepse vonohet disa minuta deri sa ta marrni këtë.
Pra
pasi keni marrë mIRC`in në kompjuterin tuaj, jeni tani të gatshëm që ta
instaloni mIRC`in. Klikoni dyherë në fajlin të cilën pak më parë e
morët! Dhe kështu filloi instalimi. Programi ju lutet që ti lexoni
licensimin dhe ju pyet në cilen pjesë doni ta instaloni. Zakonisht
instalohet në c:\mirc\. Natyrisht se mundeni ta marrni një pjesë tjetër
si psh: c\programe\mirc. Klikoni disa herë në OK dhe pastaj në install.
Tani keni kryer punën. Pjesën tjetër për juve e kryen programi
instalues!
MIRC`i është instaluar në
kompjuterin tuaj dhe tani mundeni ta startoni. Para se ti lexoni
këshillat tjera shikoni që kompjuteri juaj të jetë i lidhur me internet
pra online. Lidhu me internet si herave tjera si psh. kur startoni
browserin! Gjeni tani iconën e mIRC`it e cila gjendet në desktop apo në
start menu. Klikoni thjesht në këtë icon për të startuar!
Në
qoft se startoni mIRC`in për të parën herë, shohni menu me opcione. Ju
duhet ti plostoni këto për të filluar me komunikimin “chat`in” Në
fillim është për ju vetëm susta “conect” e rëndësishme. Harroni njëherë
të gjitha opcionet tjera. Plotsoni këto me emrin tuaj, me e-mail`in, me
nikun dhe një alternativ tjetër:
Full
name: emri juaj i vërtet (psh. Shaban Arusha)
E-mail
address: e-maili i juaj (psh. Arusha@albaservers.net)
Nickname:
emri juaj i thjeshtë (ang. Nick), me të cilin dalni në IRC. Ky mundet
të ketë 1 deri 9 shkronja (psh. Kreet)
Alternative: në
qoft se emri juaj i shkurtë (ang. Nick) nuk është i lirë, atëherë
merret alternativa, ose ju lyp një emër tjetër (psh. Kreet2)
Në
qoft se doni, mundeni një server tjetër ta bëni standard ta ndërroni
atë që është Random US DALnet Server. Provone irc.albaservers.net
! Natyrisht nuk është patjetër që t`ja japni emrin dhe mailin e juaj të
vërtet, në qoft se doni të jeni anonim. Mundeni të klikoni te
“Invisible mode” dhe kështu aktivoni që të jeni anonim. Në qoft se i
keni mbushur këto rreshta atëherë klikoni te “Connect to Server” për të
startuar direkt me IRC`in. MIRËSEVINI NE ALBAWEBCHAT !
Është
një gjë e mirë që herave tjera, nuk ka nevojë për ti mbushur këto
rreshta.
Merrni
pak kohë dhe shikoni njëherë…. Në këtë moment ndodhin disa gjëra…mIRC`i
është lidhur me irc.albaservers.net
(apo me një tjetër të cilën ju e keni zgjedhur). Ky server ju dërgon
disa informacione lidhur me statutin e systemit. Këto i gjeni në
dritaren e “Status”-it. Poashtu hapet një dritare e vogel ku i shohni
disa IRC “dhoma” (angl. Channels). Lexoni një herë këto emra të
“channel”-ave, këto janë “channel”-at më të popullarizuara botëror
Shqiptare të IRC`it. Në qoft se doni ta provoni një nga ata vetëm
klikoni dy herë në këtë listë! Dhe shpejt do të hapet ky “channel”
-> #AlbaWebChat.
Në qoftë se hyni në ndonjë “channel” do të
hapet një dritare. Në pjesën e djathtë të kësaj dritare shohni emrat e
shkurta “Nicknames” të cilët gjenden momentalisht aty. Në pjesën e
majtë shohni shkrimet të cilat janë shtypur. Këtu pra bëhet komunikimi.
Provoni ti thoni dikujt “tung”. Shkruni thjesht vetëm “tung” apo
“hallo” në pjesën e poshtme të dritares. Çaste të këndshme dhe:
filloni! Në qoftë se doni të dalni nga ky “channel” atëherë klikoni
vetëm dy herë në anën e majtë aty lart të dritarja e “channel”-it.
Po sigurisht! Pra
si e patë edhe vetë është thjeshtë të hyni në rrjetën e IRC`it. Tani
këtu ka shumë gjera të cilat mundeni ti provoni! Ju shikuat vetëm një
listë të vogel të IRC “channel”-ave. Ka shumë “channel”-a tjerë me tema
tjera dhe me njerëz tjerë. Në qoft se e japni urdhërin /list, i shohni
të gjitha “channel”-at të cilat gjenden aty në atë rrjetë.
Udhëzim:
Në menu “Commands” në pjesën e lartë të programit gjeni të gjitha
udhëzimet e mIRC`it. Kjo mundet të jetë praktike për ju në qoft se nuk
e dini se si duket një udhëzim.
Për t`u lidhur
me ndonjë rrjetë tjetër të IRC`it klikoni thjeshtë mbi
File/Options/Connect dhe zgjidhne një rrjetë tjetër të IRC`it. Me
“Connect to Server” lidheni si më parë te ky rrjet.
Rruga kryesore: irc.albaservers.net
Në qoftë se doni të komunikoni me shokët apo shoqet atëherë shikoni që të jeni të gjithë në të njejtin rrjetë (irc.albaservers.net). Në qoft se dini edhe “channel”-in (#AlbaWebChat) atëherë do ta takoni thjesht aty. Në qoftë se nuk e dini se në cilën rrjetë është shoku apo shoqja, kjo është si kur ta kërkoni rrugën kryesore, dhe nuk e dini se në cilin qytet.